Ylli i futbollit brazilian, Neymar, është akuzuar për sulme seksuale ndaj një gruaje në Paris shkruan BBC transmeton Arbresh.info
Sipas një raporti të policisë të paraqitur në Sao Paulo, gruaja pretendon se është sulmuar në një hotel në qytetin ku Neymar luan për Paris St-Germain (PSG).
Ende nuk ka pasur asnjë përgjigje nga futbollisti ose nga përfaqësuesja e tij.
Neymar është tani në Brazil duke u trajtunar me ekipin kombëtar për Copa América.
Sipas raportit të policisë, gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, është njoftuar me Neymar në Instagram dhe më pas kanë lënë një takim në Paris. Ai i kishte dhënë asaj një biletë ajrore nga Brazili në Francë dhe i kishte bërë një rezervim në Hotel Sofitel Paris Arc Du Triomphe.
Kur Neymar erdhi në hotel më 15 maj, ai ishte i dehur, pohon gruaja.
Pas një bisede dhe përqafimeve, “në një moment Neymar u bë agresiv dhe filloi kundër vullnetit të viktimës të abuzoj me të seksualisht”, thuhet në dokumentin e policisë.
Ndaj kësaj akuze ka reaguar babai i Neymar i cilitë shtunën tha për Band Tv se kjo akuzë është një kurth ndaj djalit të tij./Arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...