Joe jonas dhe Sophie Turner kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni në Las Vegas. Pas Billboard Music Awards, çifti i njohur mblodhën miqtë që ndodheshin aty dhe realizuan një ceremoni tipike si ato të Las Vegasit, me një imitues të Elvis Presley-t që i kurorëzoi. Mirëpo nuk paska mbaruar me kaq!
Joe dhe Sophie do të organizojnë një ceremoni të vërtetë, sipas traditave, në Francë. Një burim për “Us Weekly” ka treguar se Joe dhe Sophie dëshirojnë të bëjnë një festë gjigante, me dekor të sofistikuar dhe me një bandë që do të performojë. Pritet që edhe Jonas Brothers të bashkohen në skenë.
Ceremonia do të mbahet në verë dhe pritet të jetë shumë ndryshe nga ajo në Las Vegas. Kjo e fundit u trensmetua live në Instagramin e Diplo-s dhe shpresojmë që DJ i njohur të bëjë të njëjtën gjë edhe kësaj radhe shkruan Revista Class.

Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...