Rusia ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së gjeneralit amerikan, Robert Ashley, se Moska “mund të jetë” duke shkelur një traktat ndërkombëtar, pasi po kryen testime bërthamore.
Kjo deklaratë është “provokim i pastër”, ka thënë ministria e Jashtme ruse, përmes një deklarate.
Kjo deklaratë vjen një ditë pasi Agjencia amerikane për Inteligjencë dhe Mbrojtje, ka supozuar se Moska nuk është duke zbatuar Traktatin Gjithpërfshirës për Testime Bërthamore, dhe është duke kryer testime të shkallës së ulët.
“Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia mund të mos jetë duke zbatuar plotësisht traktatin për testime bërthamore”, ka thënë Ashley gjatë një fjalimi në Uashington.
Ministria e Jashtme ruse ka thënë se “akuza të tilla janë absolutisht të pabaza dhe synojnë të njollosin shtetin tonë”.
Në deklaratë po ashtu u është bërë thirrje Shteteve të Bashkuara “që të tregojnë qasje të përgjegjshme dhe të ratifikojnë këtë Traktat, në mënyrë që zbatohet ky dokument”.
Kjo marrëveshje ndalon të gjitha shpërthimet bërthamore, si ato ushtarake, ashtu edhe ato civile në çfarëdo rasti. Ai është nënshkruar dhe ratifikuar nga Rusia, si dhe nënshkruar por jo ratifikuar nga Shtetet e Bashkuara.
Marrëveshje nuk është duke u zbatuar në nivel global, meqë tetë shtete me kapacitet bërthamor nuk e kanë nënshkruar atë, përcjell REL.
Mosmarrëveshjet për këtë traktat kanë ardhur në kohën kur Moska dhe Uashingtoni janë duke shqyrtuar vazhdimin edhe të disa traktateve tjera.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku