Gjykata e Apelit pas ankesës së dorëzuar, e ka ndërpre dënimin me burg për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, i shqiptuar për rastet “TNT”, respektivisht për rrënimin e objektit “Kosmos”. Këtë e bëri të ditur prokurori i PSP-së, Burim Rrustemi, i cili nga këshilli gjyqësor kërkoi që Gruevskit sërish t’i caktohet paraburgim, transmeton Gazeta Lajm.
“Kërkojmë që sërish Gruevskit t’i caktohet paraburgim, sipas nenit 165, alinea 1, pika 1, nga Ligji për procedurë penale, sepse ai veçmë njëherë është arratisur, prandaj ekziston rrezik që të njëjtën gjë ta bëjë sërish në të ardhmen”, deklaroi prokurori Rrustemi.
Avokati Mehmed Seferi, i cili i është caktuar Gruevskit si mbrojtës në bazë të detyrës zyrtare, shkurtimisht tha se mbetet në ankesën paraprake.
Në seancën e sotme për “TNT” merren në pyetje dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja. Ekspertet juridik thone se Gruevski pas ketij vendimi mund te kthehet ne Maqedoni, pa pasur rrezik te arrestohet
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...