Neymar i ka thënë superyllit Lionel Messi se dëshiron të largohet nga Paris Saint Germaini për të bërë një rikthim tronditës në Barcelonë.
Neymar është përfolur shumë për largim nga PSG në mënyrë që t’i bashkohet Barcelonës verës – vetëm dy vite pasi ia ktheu shpinën gjigantit në La Liga duke finalizuar një marrëveshje tronditëse prej 222 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Përveç Barcelonës, Real Madridi ka qenë i lidhur shumë për transferimin e tij.
Megjithatë, siç pohon gazeta katalunase SPORT, Neymar i ka thënë Messit se ai dëshiron të rikthehet në Barcelonë këtë verë.
Ai ia ka përcjellur këtë edhe Luis Suarezit dhe të dy lojtarët thuhet se janë të hapur ndaj kësaj ideje për rikthim./arbresh.info/

Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...
Reagon LDK: AGK nuk është subjekt politik dhe nuk i takon të...
Udhëheqësi Suprem i Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit duh...
Lideri i ri suprem i Iranit: Do hakmerrem për jetët e irania...
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...