Përurimi i Autostradës “Arbën Xhaferi”, bëri që në Kosovë të vinë edhe Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev.
Kryeministri Maqedonas tha se këtyre ditëve do të hapin tenderin për të përfunduar autostradën nga Shkupi deri në Bllacë, shkruan arbresh.info.
E shuma për këtë kryeministri Zaev tha se do të kushtoj mbi 110 milionë euro.
“Emri që përurohet sot është i një emri të madh siç është Arbën Xhaferi njeriu që dha shumë jo vetëm për vendin tonë. Kjo është një rrugë moderne që e lidh rajonin dhe që na shtyn edhe neve që këto ditë të hapim tenderin për autostradën Shkup-Bllacë, më gjatësi 14 kilometra me buxhet prej 110 milionë euro”, ka thënë ai.
Kukojmë se në këtë përurim po merr pjesë edhe Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Veriore Talat Xhaferi e kryeministri i Malit të Zi.
Ndërsa ndonëse ishin të ftuar, ftesës për këtë përurim nuk u janë përgjigjur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e as ndonjë përfaqësues tjetër nga ky vend./arbresh.info/
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...