Pas përfundimit të votimit në zgjedhjet europiane në Greqi, sipas exit polleve, Demokracia e re është në avantazh me 7 pikë më shumë ndaj partisë SYRIZA të kryeministrit Alexis Tsipras.
Demokracia e Re ka marrë nga 32 deri 36% të votave, SYRIZA 25-29%, Lëvizja për Ndryshim (PASOK) 7-9%, Agimi i Artë 5-7%, po aq sa edhe partia komuniste.
Në parlamentin europian mund të futet edhe partia e ish ministrit të financave, Janis Varoufakis, MERA 25, që në exit pollse ka marrë një kuotë nga 2,5 – 4,5%.
Edhe pse një vlerësim i parë zyrtar i rezultatit do të bëhet në orët e vona të natës, konsiderohet e sigurt që Demokracia e re ka dalë fituese e këtyre zgjedhjeve.
Liderët e dy partive më të mëdha, kryeministri Tsipras dhe shefi i opozitës, Mitsotakis, e shndërruan garën elektorale në një referendum pro apo kundër secilës prej dy forcave kryesore.
Ditët e fundit, kryeministri Tsipras u bëri thirrje qytetarëve që në këto zgjedhje t’i japin votëbesim qeverisë së tij. “Nëse nuk marr votëbesimin që kërkova, atëherë çdo gjë është e hapur”, deklaroi kryeministri në intervistën e tij të fundit para këtyre zgjedhjeve.
Sipas analistëve, kjo nuk përjashton që Tsipras të befasojë me shpallje zgjedhjesh të parakohshme ndoshta brenda muajit qershor.

Parashikimi i motit për të enjten
Theren me thikë dy të persona në Lipjan, policia jep detaje
Man City eliminon kampionin në fuqi të Carabao Cup dhe kuali...
Shpërthim masiv në Rusi pas rrëshqitjes së vagonëve me karbu...
Inter fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Ita...
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...