Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur letrës së pestë të dërguar në adresë të këtij të fundit nga kryeministri Edi Rama lidhur me mundësinë e uljes në tryezën e dialogut midis palëve politike në vend.
Me anë të një postimi në Facebook, Basha shprehet se shqiptarët janë popull i Europës, i lirisë dhe demokracisë që sipas tij beson në vlera dinjitet dhe atdhe sipas të cilit nuk i japin dhe as nuk i dorëzojnë.
“Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërinë dhe kombin tone”, shkruan Basha duke shtuar se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas.
Reagimi i plotë:
Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.
Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.
Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama i ka dërguar letrën e pestë publike kryedemokratit, Lulzim Bashës të cilën e nis me një përgëzim për protestën e mbrëmshme duke e cilësuar si një hap domethënës mbrapa.
Më tej, Rama shkruan se me afrimin e ditës së zgjedhjeve po konsumohet edhe koha për mundësinë e dialogut, duke shtuar se përveç të tjerave sipas tij, shpresa vdes e fundit dhe është i hapur për t’u ulur në një tryezë të përbashkët.
Duke iu drejtuar kundërshtarit të tij politik me fjalët se, me djegien e mandateve opozita nuk e ka penguar dot punën e parlamentit dhe atë të qeverisë si dhe largimin e tij nga drejtimi i qeverise, shprehet se edhe nëse opozita nuk ulet në tryezën e dialogut, mazhoranca do te nis fushatën elektorale.
“Do t’i marrim bashkitë e braktisura prej jush se meqë i latë ju, s’mund t’i lemë edhe ne rrugëve dhe do të vazhdojmë të qeverisim, me të gjitha bateritë e karikuara për katër vjet, deri në qershorin 2021”, shkruan Rama ndër të tjera.
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani
Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për p...
Mjegulla e dendur, IHMK këshillon për kujdes në komunikacion
Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari nga V...
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...