Mercedesi vijon dominimin e tij në Formula 1. Lewis Hamilton fitoi ‘pole position’ në garën për Çmimin e Madh të Monakos duke e përshkuar pistën me kohën fantastike 1 minutë 10 sekonda e 156 të mijtat.
Piloti britanik dha maksimumin e tij në sesionin e fundit të provave kualifikuese të kësaj ndalese duke e çuar në 85 numrin e ‘pole position’ të fituar në karrierë deri tani.
Padyshim, në vendin e dytë u pozicionua piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas, me vetëm 86 të mijtat më shumë se kampioni i botës në fuqi.
Ndërsa vendi i tretë ishte për pilotin e Red Bullit, holandezin Max Verstappen – transmeton Top Channel.
Ferrari zhgënjeu edhe këtë radhë dhe rezultati më i mirë i ‘kokëkuqes’ në këto prova zyrtare ishte vendi i katërt i Sebastian Vettel, ndërsa Charles Leclerc, i cili ishte para publikut të tij, do të niset nga vendi i 16 për shkak të strategjisë krejtësisht të gabuar të skuadrës së Ferrarit.
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...
Reijnders zbulon bashkëlojtarin që e ndihmoi të përshtatej s...
KQZ: Rinumërimi i plotë i votave përfundon javën e ardhshme
Pjesë e llamarinës së kulmit bie në lagjen Dardania, bllokoh...