Kryeministri i vendit, Zoran Zaev përshëndeti vendimin e deputetit Pavle Bogoevski, ku gjatë ditës së sotme ai dha dorëheqjen nga funksioni i deputetit dhe vlerësoi se është një akti i guximshëm edhe në funksion të mbajtjes së përgjegjësisë për punë etike.
“Është shumë me rëndësi secili nga funksionarët të mbajë përgjegjësi në pjesën e kryerjes së obligimeve para qytetarëve, para institucionit dhe shtetit. Gjithmonë kur një pjesë e caktuar nga jeta private nuk do të ndikojë ndaj kryerjes së punëve vlerësojë se është mirë dhe këtë e komentova. Por, kjo është e drejtë e tij për vendim personal dhe moral dhe unë e përshëndes dorëheqjen”, tha Zaev në përgjigjen e një pyetjeve në konferencën e sotme për media në Qeveri shkruan Alsat M
Ai theksoi se Bogoevski është deputet i shkëlqyer dhe një prej simboleve të Revolucionit të larmë, për këtë arsye, shtoi do të jetë kënaqësi të vazhdojë të punojë me një njeri të tillë edhe në të ardhmen.
“Sido që të vendos dhe në cilin segment të jetës së tij të punojë për mua do të jetë kënaqësi të bashkëpunojë me një njeri që e donë vendin deri në qiell dhe dëshiron të përfshihet në suksesin e saj. Besoj se do të gjejmë mënyra për bashkëpunime të ardhshme”, shtoi Zaev.
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 30-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Rritet numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri, kryesojnë ita...
Gaza e pasluftës: A është Bordi i Paqes një premtim bosh?
Beogradi reagon pas deklaratës së Kurtit për “Sarajevo Safar...