Partia Demokratike e Kosovës-Dega në Rahovec, shpreh shqetësimin e saj për mënyrën se si kryetari i komunës së Rahovecit, njëkohësisht kryetar i AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, përdor zyrat e institucioneve të Republikës së Kosovës, konkretisht zyrën e kryetarit të komunës, për të bërë aderime dhe propaganda partiake!
PDK veprimet e tilla i konsideron të papranueshme, njëkohësisht të dëmshme dhe të rrezikshme për zhvillimin e institucioneve në vendin tonë, sepse kjo zyre duhet të shërbejë për zgjedhjen e problemeve të qytetarëve pa dallime politike e partiake dhe jo të militantëve partiakë!
Kryetari Latifi, edhe njëherë e dëshmoi se është keqpërdorues i madh, i cili nuk din se çka janë dhe për çka në të vërtetë shërbejnë institucionet! /arbresh.info/

Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...