Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se takimi në Samitin e Berlinit ishte historik për Kosovën dhe se askush nuk mund të flas negativisht për të.
Tha se atje nuk iu kërkua ta heq taksën në këmbim të vizave.
Haradinaj thotë se një ditë pasi u kritikuar për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, zyrtarët gjermanë i kanë konfirmuar se Gjermania ka vendosur pro liberalizimit të vizave.
“Unë u kritikova pse nuk lëshova pe për taksën, të nesërmen ministri gjerman më dha konfirmimin për . Më zgjedhën mua të ma thonë”, tha Haradinaj në emisionin Pressing.
Ai thotë se kancelarja gjermane nuk ka bërë pazar për t’i thënë që ta heq taksën në këmbim të liberalizimit të vizave.
“Gjermania ka thënë ‘po’ në mënyren më burrënore. Nuk kanë bërë Pazar për taksë. Të nesermën Merkeli e ka angazhuar ministrin e saj për të ma konfirmuar se do të ndodhë së shpejti liberalizimi”, ka thënë Kryeministri.
Derisa Presidenti Hashim Thaçi e minimizon rëndësinë e Samitit të Berlinit, duke thënë se aty e pa një Evropë të dobët, Haradinaj thotë krejt diçka tjetër.
Kryeministri thotë se takimi i Berlinit ishte fort i rëndësishëm dhe duhet të kenë kujdes me gjuhen që përdorin për këtë takim.
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
Deklarata e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, Hara...
Haxhi Avdyli dorëhiqet nga Guxo pas sulmeve ndaj Vjosa Osman...
Shteti nis monitorim të rreptë për çmimet e naftës dhe benzi...
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...