Ministri Matoshi pret në takim studentët nga Gjermania, diskutuan rreth fillimit të projektit për mbeturinat në Kosovë.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka pritur në takim një grup të studentëve të Universitetit të Berlinit- Gjermanisë, ku kanë diskutuar për fillimin e projektit mbi analizimin e situatës së mbeturinave nga ndërtim-demolimi në Kosovë, raporton Arbresh.info.
Matoshi u shpreh se dyert ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë janë të hapura, dhe në mënyrë spontane, ministri u shpreh se po humbin kohë të “takohemi me mua sepse nuk i di studimet e juaja”.
“Dyert e Ministrisë së Mjedisit janë të hapura, e ju si student po humbni kohë të takoheni me mua sepse unë nuk i di studimet e juaja, por përfaqësuesit e kësaj ministrie do të merren me këtë studim të juajin”, u shpreh ministri Matoshi.
Matoshi gjithashtu u shpreh se ne besojmë në punën tuaj që keni marrë si iniciativë të vini në Kosovë, sepse në vend ka mbeturina dhe është një problem i madh.
“Ne si ministri, besojmë në punën tuaj, ne gjithashtu ne mënyrë te drejtë presim të implementojm, sepse në Kosovë mbeturinat janë një problem i madh për ne, sepse ndërtesat, rrugët, fakultetet nuk janë sikurse në Berlin, sepse ne kemi dalë nga lufta qe 20 vite, dhe ne kemi filluar të ndërtojmë institucionet, ambulantet, shkollat”, u shpreh ministri Matoshi në takim me studentët e Gjermanisë.
Ndërkaq, udhëheqja e programit të mbeturinave në GIZ, Alexandra Linden, ndjehet e gëzuar që gjendet në Kosovë dhe në këtë mënyrë e sheh si mikpritje të madhe nga kjo ministri.
“Ne jemi të gëzuar nga mikpritja juaj rreth projektit tonë për mbeturinat, sepse studentët tanë kanë shprehur kënaqësinë të vijnë në Kosovë sepse ka qenë përzgjedhja e tyre që projektin e tyre t’a fillojnë në Kosovë”, u shpreh Alexandra Linden, udhëheqja e programit të mbeturinave nga GIZ.
Ministri Matoshi u shpreh se ne presim të kemi partner që do të na ndihmojnë edhe Ministrit e tjera që t’a përkrahin idenë tonë dhe këtë projekt për mbeturinat.
Gjithashtu, Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, në këtë takim u tha studentëve se Kosova ka 400 mijë ndërtime pa leje./ Arbresh.info.

BE-ja dhe India arrijnë marrëveshje tregtare
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Osmani: Ripërtërijmë anga...
Xabi Alonso planifikon largimin e pesë yjeve të Liverpoolit ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takohen me Fahri...
Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve