Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot përmes një komunikate për media kanë njoftuar qytetarët për votimin e djeshëm të paketës së ligjeve me të cilat siç thonë, është përmbyllur reforma sociale e cila për qëllim ka përfundimisht të zhdukë varfërinë.
Nga LSDM njoftojnë se shtesat e fëmijëve dhe shtesat arsimore janë rritur për 20 fish më tepër fëmijë.
Siç thonë, shtesat e fëmijëve që deri tani kishin shfrytëzuar 3200 fëmijë, prej tani do t’a shfrytëzojnë 73.500 fëmijë derisa shtesa arsimore do të marrin 64.136 fëmijë, ndërsa deri tani kanë marrë 3800 fëmijë.
Nga LSDM njoftojnë gjithashtu se ndihma sociale për familjet e kategorisë më të rrezikuara do të rritet për 300%, ndërsa fillimi i këtyre pagesave do të fillojë që nga muaji i ardhshëm.
“Me tre ligjet, për mbrojtje sociale dhe fëmijërore dhe siguri sociale të personave të moshuar, bëhet transformim të tërësishëm të sistemit të deritanishëm për mbrojtje sociale, përfundimisht po futet drejtësi sociale që bazohet në çdo shoqëri të shëndoshë dhe të përparuar. Fjala është fjalë, vazhdojmë të realizojmë masat e programit. Si parti përgjegjëse, ngelemi të përkushtuar ndaj masave që sigurojnë ulje të varfërisë, më tepër para dhe standard më të lartë jetësor për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...