Transferimi i talentit Matthijs de Ligt nga Ajaxi te Barcelona mund të jetë në rrezik.
Kështu raporton Catalunya Radio, e cila pretendon se Manchester United mund të rrëmbej yllin e ri duke i shtruar një ofertë më luksoze gjigantit holandez, transmeton portali arbresh.info.
19-vjeçari është pritur të largohej nga Eredivisie për transferim te Barcelona për 60 milionë funta, por këto raporte nga Sky Sports mund të kenë qenë të parakohshme.
Burimi i lartpërmendur pretendon se agjenti Mino Raiola dëshiron një pako financiare më të mirë për talentin dhe beson se United është “ekonomisht më i vendosur” për transferimin e tij.
I pyetur nëse do të luaj së bashku me Frenkie de Jong në Barcelonë, De Ligt u përgjigj: “Do të ishte mirë për të luajtur me Frenkien në një skuadër, por nuk e di nëse kjo do të ndodhë”. /arbresh.info/
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit