Sadio Mane thotë se Liverpooli është duke u ndier pozitiv para finales në Ligë të Kampionëve më 1 qershor.
Kjo do të jetë finalja e dytë radhazi në Ligë të Kampionëve pas disfatës ndaj Real Madridit në Kiev sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
“Redsat” aktualisht janë duke shijuar kampin stërvitor në Marbella para takimit me Tottenhamin në Madrid dhe Mane thotë se është duke u ndier pozitiv rreth skuadrës.
“Ne kemi pak eksperiencë në këtë dhe e dimë se si është sepse ishim këtu vitin e kaluar dhe ishim të pafat që nuk e fituam, megjithëse Real Madridi ishte shumë i mirë. Ne jemi duke u ndier pozitiv, me të vërtetë pozitiv dhe për ne do të ishte një gjë e madhe, shumë e madhe [për ta fituar]”, ka thënë ai në faqen zyrtare të klubit.
“Tottenhami dhe ne jemi të dy shumë të rinj, por ne të dy kemi shumë eksperiencë dhe kemi luajtur në çdo ndeshje. Është ngazëllyese dhe duam ta fitojmë këtë, sigurisht të gjithë e dinë. Ne nuk jemi këtu për të menduar dy herë rreth kësaj, ne jemi vetëm duke shkuar aty dhe për tu përpjekur që ta fitojmë”, përfundoi Mane./arbresh.info/
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...