Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, nëpërmjet një komunikate dërguar mediave ka shprehur shqetësim në lidhje me zhvillimet e fundit rreth çështjes kontestuese në mes të komunës së Deçanit, Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” në njërën anë dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër.
Ata janë kundër zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të datës 19 maj 2016, me të cilin i njihet pronësia ndaj pronave dhe ndërmarrjeve publike Manastirit të Deçanit, thuhet në komunikatë.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, është i bazuar në vendimet e kohës së masave të dhunshme në vitet 1990-1999, vendime këto që bota demokratike i ka shpallur null (shih vendimin e UNMIK-ut), dhe se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka shkelur rendë aktin me të lartë juridik të vendit tonë, ngase ka legalizuar vendimet e kohës së Millisheviqit.
Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, thekson se zgjidhja e vetme e kësaj çështje është kthimi në pronësi të Komunës së Deçanit, të pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, të cilat duhet të i shpallë asete kombëtare Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e bërë nga Nisma.
Sipas kësaj partie, çdo tentimi i faktorit politik ndërkombëtar në Kosovë, për të interferuar në zbatimin e një vendimi anti-kushtetuese dhe diskriminues për qytetarët e Komunës së Deçanit, është i papranueshëm dhe i dëmshëm për interesin e përgjithshëm të qytetarëve.
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...