Qytetarët e Nju Jorkut, pa dallim ngjyrës së lëkurës dhe fesë, organizuan një protestë në mbështetje të kongresistes amerikane, Ilhan Omar, e cila prej kohësh është në shënjestër të akuzave për antisemitizëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Protesta e cila u mbajt në Times Square, u mbështet nga hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët, ndërsa ishte organizuar nga Neturei-Karta International.
Demonstruesit mbanin pankarta me mbishkrimet “të kritikosh Izraelin nuk është anti-semitizëm”, “Omar, faleminderit për një botë më të drejtë botë”, “tolerancë zero ndaj Islamofobisë”, ndërkohë që disa protestues u përpoqën t’i vënë flakën flamurit të Izraelit.
Rabbini David Feldman në fjalimin e tij dënoi sulmet dhe provokimet drejtuar Omarit, duke thënë se ato nuk përfaqësojnë pikëpamjet dhe vizionet e hebrenjve amerikanë.
Feldman shtoi më tej se hebrenjtë ortodoksë njëjtë si edhe palestinezët vuajnë nën regjimin izraelit.
“Bashkë me shumë amerikanë tjerë presim politikanë më të guximshëm, si Ilhan Omar të cilët zionistët nuk do të mund ti frikësojnë”, tha Feldman.
Gjatë protestës nuk pati incidente të mëdha.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit