Episodi i 73-të dhe i fundit i “Game of Thrones” ka thyer rekordin e audiencës.
Episodi i 73-të dhe i fundit i “Game of Thrones” që u publikua dje në mbrëmje në SHBA, theu rekordin e audiencës së këtij seriali dhe në historinë e kanalit HBO që e ka publikuar që prej vitit 2011, duke mbajtur 19,3 milionë telespektatorë para ekranit në ditën përfundimtare të sagës.
“GoT”, i përshtatur nga romanet fantazi të George R.R. Martin, u bë seriali më i ndjekur i HBO në vitin 2014 duke kaluar edhe “The Sopranos”.
Megjithatë, rekordi historik i audiencës për një serial në SHBA vazhdon të mbahet nga “Mash”, episodi i fundit i të cilit u ndoq drejtpërdrejtë nga rreth 106 milionë fansa, transmeton “Ata”.
Ai u publikua në vitin 1983, në një kohë kur interneti nuk ekzistonte ende.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...