Kulla Eifel në Paris është mbyllur pasditen e sotme pasi një person është parë teksa ngjitej në pjesën e jashtme të saj.
Kompania që kontrollon strukturën ikonë të kryeqytetit francez konfirmoi ngjitjen e personit dhe më pas evakuimin e të pranishmëve. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë patrullat e policisë dhe efektivë të repartit të zjarrfikësve. Sheshi përreth kullës u boshatis, ndërsa turistëve iu kërkua që të shtynin vizitën. Edhe rrugët përreth kullës u bllokuan gjithashtu nga policia, duke ndaluar qarkullimin. Mediat franceze raportojnë se policia ka vendosur kontakt me personin e paidentifikuar që është ngjitur në kullën Eifel, por motivet e veprimit të tij janë ende të paqarta./ABC News Albania
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s