Vjedhja e bagazheve në aeroportin e Rinasit vijon të jetë shqetësim për udhëtarët. Me urdhër të prokurorisë të Tiranës sot janë arrestuar 2 punonjës, ndërsa 2 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. ABC News mëson se në 15 muaj në Komisariatin e Policisë Kufitare të Rinasit janë denoncuar 67 raste vjedhjesh.
Siguria në aeroportin e Rinasit ka pasur probleme të herë pas hershme, konkretisht dhe për vjedhjen e sendeve nga valixhet e pasagjerëve, raste këto të përsëritura.
Por ndryshe nga herët e mëparshme, ku shumica e denoncimeve nga të dëmtuarit janë administruar nga TIA, e më pas janë mbyllur pa u gjetur autorët, këtë herë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës u prangosën dy punonjës që janë përgjegjës për sektorin e transportit të bagazheve.
Në bashkëpunim edhe me dy punëtorë të tjerë të aeroportit, ata arritën të merrnin 4800 euro në bagazhin e një udhëtari që kishte si destinacion Slloveninë. Nga hetimet rezultoi se dy të arrestuarit kishin kryer gjatë dy muajve të fundit edhe katër grabitje të tjera në drejtim të udhëtarëve.
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...