Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së, deklaroi se iniciativa e kryeparlamentarit Kadri Veseli për themelimin e një Tribunali për krimet e Serbisë në Kosovë, nuk është bërë siç duhet.
Hoti tha se ka pasur nevojë për një koordinim të Veselit me të gjitha grupet parlamentare lidhur me këtë iniciativë.
Kryeparlamentari gjatë seancës e kundërshtoi Hotin duke thënë se sot i kishte ftuar kryetarët e të gjitha grupeve parlamentare, por se ky i fundit nuk ishte prezent.
Avdullah Hoti në deklarimin e tij në Kuvend hodhi dyshime lidhur me qëllimin e iniciativës së Veselit.
“Sot shteti i Kosovës vuan nga sundimi i treshes Thaçi-Haradinaj-Veseli”.
“Është e vërtet që këto krime kanë ndodhur, por po përdoren për përfitime politike”.
Hoti gjithashtu komentoi edhe publikimin e fotografisë nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, duke thënë se veprimi saj shkaktoi shumë dëme – në veçanti duke e dëmtuar dëshminë në Kongresin Amerikan për rastet e dhunimit gjatë luftës në Kosovë.
Balla: Diaspora, jo vetëm vëmendje zgjedhore, por partner st...
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...
Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Kongresi, hap i rëndësishëm...
S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies ...