Përfaqësues të Institutit për të drejta të njeriut sot do të mbajnë brifing në formë të diskutimit me gazetarë për Ligjin e ri për Këshillin gjyqësor dhe për punën e Këshillit gjyqësor në periudhën e kaluar.
Në debat, i cili është pjesë e projektit “Aksion për transparencë më të madhe, llogaridhënie dhe efektivitet të Këshillit gjyqësor”, mbështetur nga Ambasada britanike Shkup, do të ngriten çështje lidhur me ndikimin e ndryshimeve të reja ndaj punës së Këshillit gjyqësor dhe para së gjithash pavarësisë së gjykatave.
Në takimin me gazetarë do të diskutojnë kryetarja e Institutit, Margarita Caca Nikollovska, Vera Koco, Mirosllav Draganov, Jelena Kadriq dhe Kristina Doda./Telegrafi/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër