Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Qendrës.
Kryetari i kësaj qendre, Arben Vitia, ka folur për rastin e publikimit të fotografisë nga deputetja e PDK Flora Brovina.
“Kur dukej që gjithçka kishte marrë rrugën e duhur, Kosova mori një goditje të rëndë, kësaj here nga PDK-ja. Kjo parti e cila nuk e ka votuar Ligjin për Gratë e Dhunuara u mundua që ta shkatërrojë edhe këtë çështje. Askush që e ka një trohë fytyrë nuk mund të rrijë në partinë e PAN hajnisë. Edhe ambasadat reaguan për të bllokuar disa nga këta persona”, tha ai.
Vitia ka folur edhe për çështjet që lidhen me kryeqytetin.
“Mafia ndërtimore më nuk ka pengesa. Prishtina meriton më shumë parqe dhe hapësira të gjelbra. Qytetarët meritojnë një jetë më të dinjitetshme. Qeverisja aktuale ka dështuar, e kemi një kryetar që e ka pranuar humbjen përballë mafisë së ndërtimit. Ndër sfidat që i kemi është që të angazhojmë gratë dhe vajzat në LVV. Nuk do të ndalemi derisa përfaqësimi të bëhet ashtu siç e meriton. Prishtina është qyteti i rinisë dhe ne duhet të bëhemi me ta”, tha Vitia.
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...