Në Tel Aviv është shpallur edhe fituesi i edicionit të sivjetmë të festivalit evropian të muzikës, “Eurovision 2019”, dhe është Holanda me këngën “Arcade” të interpretuar nga Duncan Laurence, e cila arriti të marrë 492 pikë, transmeton Portalb.mk.
Vendin e dytë e ka fituar Italia duke marrë 465 pikë, ndërsa të tretin Rusia me 369 me pikë.
Tamara me prezantimin më të mirë
Duhet të theksohet, se Maqedonia e Veriut ka përjetuar përfaqësimin më dinjitoz dhe historik gjatë gjithë rrugëtimit të saj në Eurovizion, pasi që me këngëtaren Tamara Todevska, me pikët e jurisë, gjatë gjithë kohës ka kryesuar listën e pjesëmarrësve. Megjithatë, janë votat e publikut ato që vendosin, të cilat bënë që “Proud”-i i Tamarës të rangohet e 8-ta duke siguruar 295 pikë.
Rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut në Evrovizion
Në vitin 1998 me këngëtarin Vllado Janevskin – në finale në vendin 19, në vitin 2000 me grupin XXL – në finale në vendin 15, në vitin 2002 me Karolina Goçevën – në finale në vendin 19, në vitin 2004 me Toshe Proeskin – në finale në vendin 14, në vitin 2005 me Martin Vuçiqin – në finale në vendin 17, në vitin 2006 me Elena Risteskën – në finale në vendin 12, në vitin 2007 me Karolina Goçevën – në finale në vendin 14, në vitin 2008 me Tamara Todevskën, Adrijan Gaxhën dhe Vërçakin – nuk arriti në finale, në vitin 2009 me grupin “Next Time” – nuk arriti në finale, në vitin 2010 me Gjoko Tanevskin – nuk arriti në finale, në vitin 2011 me Vllatko Ilievskin – nuk arriti në finale, në vitin 2012 me Kaliopin – në finale në vendin 13, në vitin 2013 me Esmën dhe Llozanon – nuk arriti në finale, në vitin 2014 me Tijana Dallçeviqin – nuk arriti në finale, në vitin 2015 me Daniell Kajamakoskin – nuk arriti në finale, në vitin 2016 me Kaliopin – nuk arriti në finale dhe në vitin 2017 me Jana Burçeskën – nuk arriti në finale.
Në finale, pjesëmarrëse ishte edhe Shqipëria me përfaqësuesen, Jonida Maliqi e cila u rangua në vendin 18 duke siguruar 90 pikë.
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas paraqitjes së sotme të Tamarës ka bërë thirrje deri te të gjithë miqtë e tij në Evropës, që të votojnë për #08.
“Paq fat #EkipiTamara, ne tashmë jemi #Krenar me ju. Deri te të gjithë miqtë e mi në Evropë, sot votoni me krenari për #08 dhe mbështeteni Maqedoninë e Veriut”, tha Zaev.
Pjesëmarrja në finalen e “Eurovision 2019” vjen pasi që të martën dhe të enjten u mbajtën dy netët gjysmëfinale, dhe pasi në edicionin e kaluar disa nga shtetet u ranguan më së larti, dhe e siguruan finalen në mënyrë automatike, siç edhe është rregull në “Eurovision”.
“Eurovision 2019” u transmetua direkt në të gjitha kanalet shtetërore evropiane, por gjithashtu u ndoq drejtpërdrejt edhe në kanalet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Australi dhe Kinë – duke kapur shifrat rekord, deri mbi 200 milionë shikues.
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...