Faza e ‘Play Off’ në NBA duket se edhe një herë do ta gjej Golden State Warriors në finalen e madhe.
Skuadra e Steve Kerr ka arritur që ta mposhtë Portland Trail Blazers edhe në ndeshjen e tretë, me rezultatin 99:110, shkruan lajmi.net.
Me këtë fitore, rezultati i serisë së finales së konferencës perëndimore shkon në 3:0 në favor të kampionëve në fuqi.
Kësisoj, kampionët kanë nevojë për vetëm edhe një fitore, në mënyrë që të prekin finalen e madhe të ‘Play Off’, ku përballë do të kishin fituesin e Bucks – Raptors.
Në anët e Warriors, më i miri ishte Steph Curry, i cili realizoi plot 36 pikë. Ai morri ndihmën më të madhe nga Draymond Green, i cili kontribuoi me triple- double (20 pikë, 13 kërcime dhe 12 asistime).
Tek Blazers u dalluan si gjithmonë dyshja CJ McCollum me 23 pikë dhe Damian Lillard me 19 sosh.
Pika më e dobët e skuadrës nga Portland ishin gjuajtje e lira, ku saktësia ishte 20/33, që në fund i kushtoi me humbje.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit