Levante dhe Atletico Madridi kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat spanjolle kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Ciutat de Valencia në kuadër të xhiros së 38-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Pas tri fitoreve në xhirot e kaluara, Levante e Enis Bardhit synon të përfundojë sezonin në formë të mirë edhe në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në kuadër të kampionatit spanjoll.
Atletico nga ana tjetër është larg me pikë ndaj Barcelonës këtë sezon, por edhe pse janë duke e përfunduar fuqishëm sezonin ata kanë humbur vetëm një nga top gjashtë ndeshjet e mëparshme.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 13:00./arbresh.info/


Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...
Sllovakia në epërsi ndaj Kosovës
Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria sonte kanë zemrat e gjithë komb...
Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet p...
Dy krerët e federatave të futbollit takohen para ndeshjes Sl...