Me format aq të vogël, dy të tillë mund të hynë në një parking.
Usain Bolt është zyrtarisht njeriiu më i shpejtë në botë, që ka nëntë medalje olimpike në garat për vrapim, ndërsa është duke bërë emër edhe në botën e automobilizmit, me kompaninë Bolt që e ka bashkëthemeluar më 2018, transmeton Telegrafi.
Vrapuesi olimpik që lansoi makinat Bolt One, Bolt Cariot dhe trotinetin elektrik Bolt Chariot, tani i ka hyrë edhe pjesës së makinve elektrike. Në aktivitetin VivaTech që u zhvillua në Paris të Francës, është prezantuar makina elektrike Nano, që ka ngjashmëri të madhe me Renault Twizy.
Ulësja e shoferit dhe ulësja prapa për vetëm një shoqërues, janë të vetmet hapësira qëndrimi në këtë makinë të ngusht urbane. Paqi që është shumë e ngushtë, dy të tilla mund të hynë në një parking.
Autonomia e baterive do të jetë nga tre kilometra, deri në 25 kilometra, ndërsa pritet të ketë edhe bateri që i largohen, për ta zëvendësuar me një të mbushur.
Të interesuarit për një Nano, duhet të paguajnë parapagimin prej 999 dollarëve, që do të jetë pjesë e çmimit të përgjithshëm prej 9,999 dolarëve, kur të lansohet.

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...