Vdes arkitekti i piramidës së Luvrit

11:06 | 17 Maj 2019
Arbresh.info

Ieoh Ming Pei, arkitekti prapa ndërtesave përfshirë piramidën e xhamit jashtë Luvrit në Paris ka ndërruar jetë në moshën 102-vjeçare.

Shumë njerëz kanë bërë homazhe, në nderim të jetës si tij në dizajnimin e strukturave ikonike nëpër botë, transmeton portali arbresh.info.

Projektimet e Pei-it janë të njohura për theksin e tyre në gjeometrinë e saktësisë, sipërfaqet e rrafshëta dhe drita natyrore.

Ai vazhdoi të punonte mirë në pleqëri, duke krijuar një nga kryeveprat e tij më të famshme – Muzeun e Artit Islamik në Doha, Katar – në vitet e 80-ta.

Ieoh Ming Pei lindi në Guangzhou në vitin 1917 dhe u zhvendos në SHBA në moshën 18 vjeç për të studiuar në Pensilvani, MIT dhe Harvard./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale