Britania e Madhe pajtohet me vlerësimin e Shteteve të Bashkuara se Irani paraqet rrezik të lartë. Londra do të punojë ngushtë me Uashingtonin përballë këtij rreziku, ka thënë sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt.
Shtetet e Bashkuara kanë dërguar forca shtesë në Lindje të Mesme përfshirë një aeroplanmbajtëse dhe bombarduesit B-52. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ka sinjale të qarta të kërcënimeve iraniane për forcat amerikane në rajon, transmeton rel.
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se Teherani është duke treguar “vetëkontroll maksimal”, dhe ka akuzuar Uashingtonin për rritje të panevojshme të tensioneve në rajonin e Gjirit Persik.
“Përshkallëzimi i Shteteve të Bashkura është i papranueshëm”, ka thënë Zarif në Tokio, pasi është takuar me homologun e tij japonez, Taro Kono.
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë