Paul Pogba raportohet të mos jetë i lumtur në Manchester United.
Mesfushori francez dëshiron të luaj në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm, por “Djajtë e Kuq” nuk do të shesin atë për asnjë shumë më pak se 150 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Çmimi është shumë i lartë sepse gjiganti në Premierë Ligë ngurron të shes yllin e tyre që është përfolur shumë për transferim në Real Madrid dhe Juventus.
Megjithatë, Manchester United ka zgjedhur Pogban si një figurë për fanellën e re të tyre për sezonin e ardhshëm.
Manchester United e konsideron Pogban si një aset të rëndësishëm për klubin si në fushë ashtu edhe jashtë. Pra, mesazhi është i qartë: “Djajtë e Kuq” nuk e duan largimin i Pogbas.
Juventusi dhe Real Madrid sigurisht se janë paralajmëruar nga kjo lëvizje e gjigantit në Premierë Ligë./arbresh.info/
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...