Andin Hoti, i biri i veprimtarit të zhdukur Ukshin Hoti, ka thënë se në këtë 20-vjetor të kujtimit të babait të tij, nuk i takon të flasë gjatë rreth këtij rasti. Por ai ka deklaruar se të pagjeturit në Kosovë, kanë vetëm një adresë e ajo është Serbia.
Ai ka ftuar institucionet e vendit që të kushtëzojnë dialogun me Serbinë, që pa u zbardhur fati i të pagjeturve të mos ketë marrëveshje përfundimtare shkruan Ekonomia Online.
“Kosova përveç që u bë shtet ka formuar edhe ushtrinë, platformë që ka pasur edhe babai im. Në 20 vjetorin e zhdukjes së babait tim, fati i babait dhe i të pagjeturve është dështimi i organizatave të njeriut dhe institucioneve kosovare dhe faktorit ndërkombëtar. Të pagjeturit kanë vetëm një adresë, është drejtësia, ndërsa Serbia ka filluar edhe t’i mohojë krimet e njohura botërisht. Ftoj institucionet që të kushtëzojnë marrëveshjen se pa u ditur fati i tyre të mos ketë dialog dhe faktori ndërkombëtar të shtoj presionin ndaj Serbisë”, tha Hoti.

E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...