Bazuar në një raport së fundmi nga Mundo Deportivo, Manchester United është vendosur për të sfiduar Interin në garën për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës – Ivan Rakiticin.
Sensacioni kroat është aktualisht nën kontratë në Camp Nou deri më 2021, por pavarësisht kësaj, është e qartë se një lëvizje larg nga klubi aktual gjatë verës është i mundshëm, transmeton portali arbresh.info.
Ai thuhet se pozita e tij në njëmbëdhjetshen startuese është e pasigurt për shkak se De Jong dhe Arthur besohet se do të shkëlqejnë në këtë rol sezonin e ardhshëm.
Në rast se ndodhë kështu, atëherë do të ishte një lëvizje e mençur nga Rakitic për largim tani në mënyrë për t’i siguruar vetës një vend në fushë.
Interi ka qenë i interesuar për transferimin e tij në San Siro që një kohë, gjë që e bënë më të pazakonshme shfaqjen e United për të shërbimet e tij./arbresh.info/
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...