Në përkujtim të 20 vjetorit të masakrave në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan ishte edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili tha se në mënyrë unike të enjtën duhet të bëhen bashkë në seancën e jashtëzakonshme, për të nisur një rrugëtim që Serbia të dënohet për gjenocid në Kosovë, shkruan arbresh.info
“Këta emra janë vetëm një pjesë e krimeve të cilat i kanë kryer mbi popullin tonë. Janë rreth 13 mijë emra, të cilët janë privuar nga jeta e tyre. Shumica e këtyre masakrave janë kryer me urdhër politik. Kosova ka të drejtë të kërkojë drejtësi për njerëzit e vet dhe drejtësia duhet të vijë në vend. Edhe pas dy dekadave shteti serb nuk po ndalet së cenuari shtetin tonë. Të enjten do të fillojmë rrugëtimin në mënyrë unike, Serbia duhet të dënohet për gjenocidin që është kryer në Kosovë. Shteti serb duhet të dënohet për gjenocidin që e ka bërë në Kosovë, ky është mesazhi që ua dërgojmë nga shteti I Kosovës. Nuk kanë me pas gjumë të rehatshëm një nga një do I dërgojmë në vendin ku e meritojnë” tha Veseli./Arbresh.info
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...