Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë në darkën e iftarit e cila ishte shtruar nga Presidenti i SHBA’së, Donald Trump.
“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald J. Trump”, ka shkruar Çitaku.
“Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve. Po ashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.
Çitaku ka shkruar tutje se në iftar ishin të pranishëm përveç presidentit Trump, ishte edhe zv. Presidenti i SHBA’së, Mike Pence, Sekretari i Mbrojtjes, Shanahan, Sekratari i Thesarit Mnuchin e ambasadorë të tjerë.
Në fotografitë e postuara nga ajo, shihet se ishte e ulur në të njëjtën tavolinë me Presidentin, madje karriget e tyre ishin ngjitur njëra-tjetrës.
Vdiq në një vetaksident në Prevallë, nxirret trupi i pajetë ...
Fjala e plotë e Ministrit Konjufca në Këshillin e Sigurimit ...
Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët ...
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta