Shumë pak e dinë që dhimbja e dhëmbëve, mund të jetë shenjë e një problemi në trupin tonë. Kjo sepse dhëmbët e poshtme dhe të sipërme lidhen me veshkat, fshikëzën dhe veshët ndërsa dhëmbët e qenit janë të lidhur me gjendjen e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit.
Sikurse e shpjegojnë ekspertët, premolaret pasqyrojnë gjendjen e mushkërive, molarët tregojnë shumë për gjendjen e stomakut, shpretkës dhe pankreasit, dhe dhëmballat e pjekurisë lidhen me zemrën edhe zorrën e vogël.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjitha dhimbjet apo sëmundjet e brendshme shoqërohen nga dëmtimi i dhëmbëve.
Por nëse jeni duke përjetuar dhimbje në dhëmbët premulare, shkaku mund të jetë koliti, reaksionet alergjike dhe pneumonia. Nëse jeni duke përjetuar dhimbje tek dhëmbët e qenit, kjo gjë mund të lidhet me hepatitin.
Nëse keni dhimbje tek dhëmbët e katërt (lart dhe poshtë), ndoshta mund të vuani nga dhimbjet e gjunjëve, bërrylave, shpatullave ose sëmundjet e lidhura me inflamacion, si artriti.
Sa i përket dhimbjes tek dhëmbët molarë, arsyet mund të jenë ulçera e stomakut, pankreati kronik, anemia, gastriti kronik.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...