Futbollisti kosovar po vuan nga një virus, i cili e kishte detyruar të villte para lojës së fundit të Werder Bremenit. Ai pritet t’ju kthehet stërvitjeve vetëm të mërkurën.
Milot Rashica bëri sakrifica të mëdha për ndeshjen e fundit me Hoffenhaimin, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti kosovar luajti për Werder Bremenin dhe asistoi në fitoren 1:0 edhe pse para lojës kishte vjellë për shkak të një virusi që e ka kapluar.
Ai luajti 60 minuta dhe e dha kontributin e tij të vlefshëm.
Sipas mediave gjermane, futbollisti kosovar është duke pushuar dhe ekipit do t’i bashkohet të martën, ndërsa stërvitjeve do t’ju kthehet të mërkurën.
Trajneri Florian Kohfeldt thotë se Miloti është në rrugën e duhur dhe llogarit në të për ndeshjen e fundit të sezonit në Bundesligë të shtunën ndaj Leipzigut.
“Ai po ndihet mirë dhe po shkon në rrugën e duhur”, ka thënë trajneri i Werder Bremenit.
Rashica është njëri prej futbollistëve kryesorë të klubit gjerman, me të cilin ka shkëlqyer mbi të gjitha në vitin 2019.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin