Ministria e Drejtësisë pret sinjale nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, që të ndryshojë qëndrimet dhe të tërheq kërkesat e saj në lidhje me ligjin e ri për Prokurorinë Speciale.
Edhe takimi i fundit mes ekipeve negociuese të pushtetit dhe opozitës, përfundoi pas sukses dhe nuk u arrit marrëveshje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë se është e papranueshme që në ligj të futen dispozita ligjore, me të cilat mund të ketë amnisti.
Dallimi kryesor është për statusin e ardhshëm të PSP-së, fatin e procedurave që janë hapur dhe përdorimi i “bombave” si dëshmi në procedurat gjyqësore, gjegjësisht të dy palët nuk pajtohen për nenin 105 të ligjit, i cili rregullon vazhdimin e procedurave të hapura dhe përdorimin e “bombave” si dëshmi.
Lidhur me takimin e liderëve të paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev, në rast se grupet e punës dështojnë në gjetjen e konsensusit, partia e Mickoskit kërkon që për këtë të pyetet Zaev si ideator i një takimi të tillë
Ndryshe, marrëveshja për këtë ligj është një nga kushtet për marrjen e raportit pozitiv nga Komisioni Evropian./Telegrafi/
Armëpushimi SHBA-Iran/ Izraeli: Mbështesim vendimin e presid...
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë
Nga historia tek vizioni i së ardhmes/Edi Rama publikon vide...
Tentoi të udhëtonte me dokumente të rreme drejt Gjermanisë, ...
Detaje nga rasti tragjik në Skenderaj: Babai e gjeti djalin ...
Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi sulm me kaçavidë ...