Më shumë se 40 shtete amerikane kanë paraqitur një padi, ku akuzojnë kompanitë farmaceutike se po bëjnë konspiracion për të rritur artificialisht koston e ilaçeve.
Në padi aludohet se, rreth 20 kompani janë përfshirë në aferën e manipulimit të çmimit të më shumë se 100 ilaçeve, përfshirë këtu trajtimin për diabetin dhe kancerin.
Një nga kompanitë e akuzuara është “Teva Pharmaceutical Industries”, prodhuesja më e madhe në botë e ilaçeve gjenetike. Ajo vet ka mohuar akuzat.
Padia ligjore, që pason një hetim pesëvjeçar, akuzon kompanitë e ilaçeve për përfshirje në një skemë për rritjen e çmimeve, në disa raste me më shumë se 1.000 për qind, e është paraqitur nga kryeprokurori i Connecticutit, William Tong.
15 individë janë përmendur po ashtu si të akuzuar për ideimin e skemës së manipulimit të çmimeve./tch/
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë