Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, tha se LDK-ja është partia që gëzon besimin më të madh të qytetarëve.
Mustafa tha se, partia që udhëheq nuk është e para vetëm në rangim por është parti që zgjidh problemet e qytetarëve.
“Raportin e punës dhe raportin financiar, e pas një jave edhe një kuvend punues, para se të mbahet kuvendi zgjedhor”.
Kryetari Mustafa gjithashtu thotë se nga ky takim doli se LDK-ja është parti e parë me besimin më ta madh të qytetarëve.
“Nga ky takim doli se LDK është parti e parë me besimin më ta madh të qytetarëve. Jo vetëm në rangim por që LDK-ja i zgjidh problemet jetike të qytetarëve si janë ato të zhvillimit ekonomike, të papunësisë, të integrimeve evropiane, luftës kundër korrupsionit, problemet në arsim, shëndetësi”.
“Edhe në Qeveri sa ishim për 3 vjet edhe tash si opozitë po arrijmë që të hapim çështje që janë fondamentale”, ka thënë Mustafa./Arbresh.info.
Gjithashtu thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është duke punuar vazhdimisht me Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partinë Sociale Demokrate për të siguruar votat që do të rrëzonin qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj.
“Tani jemi ne duke bërë përpjekje që të koordinojmë çështjet me Vetëvendosjen dhe me Partinë Social Demokrate që të kemi votat e nevojshme që të shpallim mosbesimin. Këto votat ende nuk kemi arritur që t’i bëjmë por jemi në përpjekje çdo javë. Nuk është veç në interes të opozitës por edhe të qytetarëve e ndoshta edhe ma shumë në interes të pozitës në mënyrë që t’i ndalim të mos bëjnë gabime”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka komentuar edhe idenë e themelimit të një Tribunlai i cili do të merret me krimet e serbëve në Kosovë.
Ndonëse thotë se do mbështesin çfarëdo iniciative që kërkon përgjegjësi nga kriminelët, një tribunal i tillë ndërkombëtar, sipas Mustafës, nuk mund të bëhet nga Kosova.
Ai thotë se këto iniciativa duhet të drejtohen nga institucionet ndërkombëtare
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...