Një medie zvicerane publikoi një artikull me titullin “Fansat e Loredanës e dënojnë atë me fotot para dhe pas”.
Mediumi zviceran “Nau.ch”, ka publikuar disa fotografi të Loredanës, të cilat janë realizuar shumë vite më parë, para se ajo të ishte e famshme.
Në atë artikull rrëfehet rasti se si Loredana po akuzohet si e dyshuar për mashtrim, zhvatje, detyrim dhe kërcënim.
Po ashtu, aty u përmend edhe konferenca për medie e thirrur nga Loredana.
“Nau.ch” publikon fotografitë e Loredanës, për të cilat thotë se fansat e saj ia kanë postuar në rrjete sociale.
Madje, aty përmenden edhe ‘ndërhyrjet’, ku ndër të tjera shkruan “Dallimet janë të qarta, flokët e saj tani janë të verdha, dikur ishin të zeza, hunda më e gjerë, buzët më të holla dhe fytyra më e plotë. A është ajo në foto nuk dihet, por shenjat në fytyrë dhe dhëmbët janë të njëjtë”.


Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...