Marc Andre ter Stegen i ka kërkuar mbështetje tifozëve të Barcelonës edhe në dy ndeshjet e fundit të sezonit pas debaklit kundër Liverpoolit.
Duke iu adresuar ndjekësve në rrjete sociale, reprezentuesi gjerman ka folur për eliminimin tronditës të së martës para se të flas gjithashtu edhe për ndeshjen e fundit në La Liga Santander dhe finalen e Kupës së Mbretit, transmeton portali arbresh.info.
“Ju kërkojë falje për mesazhin me vonesë, më është dashur të çlodhem pas ndeshjes së fundit para se të rishikojë se çfarë ndodhi dhe jam ende duke u marrë me këtë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.
“Pas ndeshjes, unë kam pranuar mesazhe dhe dua t’iu falënderoj juve për fjalët inkurajuese, ndjeshmërinë dhe respektin. Ju jeni të gjithë të mrekullueshëm”
“Mbështetja na mbanë neve kokën lartë dhe kjo është ajo që ne kemi nevojë tani. Sezoni nuk ka përfunduar ende dhe këtu është një tjetër titull për të cilin ne dëshirojmë të luftojmë – Kupën e Mbretit”
“Vetëm së bashku mund ta bëjmë këtë! Të dielën është dita e fundit e sezonit në Camp Nou dhe ne dëshirojmë t’iu shohim të gjithëve aty”, përfundoi ai./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...