Është ndërprerë ndeshja e katërt finale në mes të Rahovecit dhe Prishtinës.
Rahoveci ishte nikoqir i Prishtinës në ndeshjen e katërt finale të Play-Offit, kur seria e ndeshjeve ishte me rezultat 2-1 në të mirë të kryeqytetasve.
Palestra e vendasve “Mizahir Isma” ishte e stërmbushur në përkrahje të ekipit të Rahovecit me shpresë që serie e rezultatit do të barazohej.
Megjithatë, nuk ka shkuar gjithçka mirë pasi ndeshja është në ndërprerë në pak para përfundimit të çerekut të tretë.
Deri të ndërprerja erdhi pas një incidenti të tmerrshëm që ndodhi në fushën e lojës.
E tërë kjo tollovi u shkaktua pas një fauli në Azemin, i cili ishte i pa kënaqur. Më pas situata eskaloi.
Një tifoz hyn në fushë dhe e sulmoi kapitenin e Prishtinës, Edmond Azemi.
Gjuajtjet me gjësende nuk janë ndalur, që ka bërë që gjyqtarët ta ndërprenë ndeshjen.
Pas këtij incidenti është dhënë urdhër që salla të zbrazet, ndërsa nuk dihet nëse ndeshja do të vazhdoj apo jo.
Deri në këtë moment rezultati ishte 71-52 në të mirë të Prishtinës.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...