Oficerë të antiterrorrit në Policinë e Shtetit prej tre ditësh kanë zbarkuar në Gjirokastër. Shkak është bërë ceremonia përkujtimore e Kostandin Kaçifës i vrarë në 8 Dhjetor të vitit të kaluar në Bularat pas shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA.
Sipas antiterroit të shtunën është caktuar të zhvillohet një ceremoni përkujtimore nga familjarët, 6 muaj nga ngjarja. Nga informacionet e mbledhura nga antiterrori pritet që shtetas greke dhe minoritarë me prirje ekstremiste mund ta përdorin ceremoninë për të provokuar incidente.
Masat e policisë janë të shtuara për shkak se ceremonia përafron edhe me data të tjera historike që lidhen me Vorio-Epirin. Në 12 Maj është shpallja e autonomisë së Vorio-Epirin, ndërsa në 17 është nënshkruar protokolli i Korfuzit. Sipas kësaj marrëveshje jugu i Shqipërisë vendosi në një pozitë pro greke, por që nuk u zbatua asnjëherë për shkak të qëndresës shqiptare.
Burime të Tv Klan thanë se më shumë se gjysma e agjentëve të antiterrorit janë vendosur në jug të vendit pikërisht për të shamagur incidentet. Kufiri i gjelbër me Greqinë është nën monitorim nga forcat e policisë delta dhe forcat e ndërhyrjes së shpejte pasi ka dyshime se shtetas të ndryshëm grek mund të hyjnë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme. 6 muaj më parë, varrimi i Kaçifas shkaktoi disa incidente për shkak të hedhjes se parullave antishqiptare duke bërë që të shpallen non grata disa shtetas grekë, mes tyre edhe një eurodeputete qipriotë./tch/
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...