Heqja e kufirit Kosovë-Shqipëri, Haradinaj thotë se Kosova e ka kryer detyrën e saj

15:24 | 9 Maj 2019
V. S.

Ani pse disa muaj më parë ishte arritur një marrëveshje mes dy kryeministrave Haradinaja e Rama për të hequr kufirin mes Kosovës e Shqipërisë një gjë e tillë nuk u bë realitet.

Kjo çështje u hapë përsëri të mërkurën në Shqipëri.

Kësaj radhe ishte Thaçi e Rama ata të cilët paralajmëruan heqjen e këtij kufiri.

Por një paralajmërim të tyre nuk ka dashur ta komentoj kryeministri Ramush Haradinaj.

I pyetur nga arbresh.info, se a mund të realizohet kjo kur një marrëveshje e tille nuk u realizua muaj më parë, Haradinaj është përgjigjur se Kosova e ka kryer detyrën e saj.

“ Duhet më ndryshua regjimin e kontrollit, Kosova  e kemi hequr  piken ton dhe  duhet të ndryshohet regjimi i kontrollit. S’ka  arsye që çdo makinë më u kontrollua në mënyrë që mos të ketë vonesa. Shqipëria është pjesë e lëvizjes së lirë dhe kanë disa obligime,  ne i respektojmë ato,  por s’ka arsye të  kontrollohet çdo makinë”, ka përfunduar Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale