Interpoli dy muaj refuzon të publikojë fletarrestin për Gruevskin

epa07071834 FYR of Macedonia ex-prime minister Nikola Gruevski arrives in the court in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia on 05 October 2018. The Skopje Court of Appeal has confirmed the two-year prison term for the ex- prime minister, Nikola Gruevski, for abuse in the procurement of the bulletproof Mercedes of 600,000 euros. According to the Special Public Prosecutor's Office, Gruevski's crime in the 'Tenk' case is obsolete at the end of October, so the verdict is in the legally stipulated deadline. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

12:49 | 8 Maj 2019
A. B.

Prokurorja Vilma Ruskoska deklaroi se Interpoli më shuma se dy muaj refuzon të publikojë fletarrestin ndërkombëtar par ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe për ta arratisurin na Selanik, Nikolla Boshkoski.

Ta dy janë të dyshuar si organizatorë për hyrjen e dhunshme në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha se nuk dihen arsyet pse selia e Interpolit nuk i publikon fletarrestimet.

“Selia e Interpolit refuzon t’i publikojë fletarrestimet, dhe nuk japim arsyetim”, tha prokurorja Ruskovska duke thënë se për pesë personat tjerë të cilët ishin të akuzuar në lëndën tjetër pa problem fletarrestimet u publikuan.

Ruskovska shtoi se ka marrë dokumentim nga hetimi në Shqipëri për arratisjen e Nikolla Gruevskit dhe se deri në maj pret që deri në fund të majit të ngritet aktakuzë për gjashtë persona të dyshuar për ngjarjet në Kuvend.

Shpërndaje në rrjete sociale