Rrugët e Pogbas dhe Real Madridit duket se do të bashkohen.
Kështu thuhet se beson Zidane që mendon se kjo do të ndodhë “tani ose kurrë”, transmeton portali arbresh.info. Në fakt, kështu e përshkruan gazeta spanjolle AS që trajneri francez të ketë thënë për lojtarin derisa vazhdon të përpiqet për të bindur yllin e United të ndryshojë skuadrën e tij gjatë verës.
Zidane e sheh Pogban si një figurë kryesore në projektin e tij të ri dhe pasi tashmë ka tentuar të nënshkruaj me të edhe në vitet e mëparshme. Pogba gjithashtu nuk mund të luaj në Ligë të Kampionëve me skuadrën e United ndërkohë që mesfushori Gaul nuk dëshiron t’i bashkohet ‘Los Blancos’.

Ideja e tij është për t’i dhënë fuqi qendrës së mesfushës. Qëllimi është për ta vendosur atë në një bosht të dyfishtë dhe për ta larguar pse jo edhe nga qendra e mesfushës me tre lojtarët lartë duke i dhënë atij liri për të shfrytëzuar edhe fizikun e tij në zonën e rivalëve.
Deri në fund të sezonit, Zidane nuk do të flas për ndonjë lojtar të Real Madridit dhe këtë e ka konfirmuar edhe para shtypit dhe kur të rihapet mekrato e transferimeve, atëherë francezi – i cili është i qartë me atë se çfarë dëshiron në Madrid do të kërkojë shërbimet e tij./arbresh.info/
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...