Kohët e fundit kanë qenë të vështira për Adele. Këngëtarja e njohur, finalizoi divorcin me atë që tani është ish-partneri i saj, Simon Konecki, pas 3 vitesh martesë.
Dhe tani ajo që presim nga artistja, përveç këngës që do i dedikojë ish-it dhe që me siguri do jetë një super hit, është se kur do ti përkushtohet sërish një lidhje dashurie dhe me kë. Në fakt, një ide të vogël e kemi, edhe pse ka shumë pak gjasa që të ndodhë.
Bëhet fjalë për reperin shqiptar Gashi, i cili ka postuar në Instagram-in e tij një foto të Adele me mbishkrimin: “Një ditë do të martohem me ty”. Madje ai i ka bërë dhe tag asaj, pra mund të themi që ky është një lloj propozimi online që ai i bën këngëtares. Nuk e dimë nëse Gashi e ka pëlyer gjithmonë artisten e hitit “Hello’, apo ka vendosur ta postojë këtë premtim për martesë tani që ajo është single, por siç e thamë, gjasa janë të vogla që të ndodhë.

Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...