Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, zëvendësministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama pritën në takime të ndara gjeneralmajorin Timothy E. Orr, Komandant i Gardës Kombëtare të Ajovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ramadani me gjeneralin Orr diskutuan për arritjet e Kosovës në themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe mandatin ushtarak të FSK-së, po ashtu për planet e Ministrisë së Mbrojtjes për periudhën e ardhshme në zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së.
Gjeneralin Orr u njoftua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, për gatishmërinë e Kosovës për të dhënë kontribut për sigurinë kudo në botë krah përkrah me trupat amerikane dhe të NATO-s. Kosova është plotësisht e përkushtuar në thellimin e marrëdhënieve të përjetshme më SHBA-në në të gjitha fushat, duke marrë shembull marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes.
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës