Deputetja Fitore Pacolli i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës të thellojnë bashkëpunimin për të ndalë PANhajninë.
Ajo ka thënë se bashkëpunimi i Abin Kurtit me Isa Mustafën ndalen idenë e Presidentit Hashim Thaçi për korrigjim e ndryshim kufijsh.
“Qëndrimet tona të përbashkëta përçuan mesazhin e popullit tek bashkësia ndërkombëtare se Kosova është republikë parlamentare me integritet territorial dhe institucional, me sovranitet dhe kufij të pacenueshëm”, ka shkruar Pacolli, në një reagim në FB.
“Veprimet tona të përbashkëta duhet të thellohen edhe më tutje për ta ndalur edhe PANhajninë”, ka shtuar ajo.
Sipas saj, bashkëpunimi VV-LDK duhet të vazhdojë. “Kur pavarësia dhe qenësia e shtetit të Kosovës filloj të vihej në pikëpyetje nga personi që duhej ta mbronte e ta përfaqësonte sa më denjësisht, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës bashkërenduan qëndrimet dhe veprimet për Republikën. Ky veprim i përbashkët opozitar i ndali përfundimisht iniciativat e papërgjegjshme, jolegjitime dhe jo transparente të Presidentit të Kosovës qëllimi i së cilit ishte copëtimi i Kosovës
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...